Tottenhami rivalizon Arsenalin për Lemar

  • 03 January 2020 - 09:27
Tottenhami rivalizon Arsenalin për Lemar

Ylli i Atletico Madridit, Thomas Lemar po pëlqehet shumë nga klubet e Ligës Premier, të cilat janë të interesuara ta transferojnë gjatë këtij muaji.

Lemar u transferua nga Monaco te Atletico në verën e kaluar, por pa arritur të lë gjurmë.

Mos-shkëlqimi i tij, shkaku edhe i hapësirave të pakta kanë bërë që Lemar të bëhet një emër i kërkuar nga klubet tjera.

Të parët që shprehen interesim për transferimin e reprezentuesit francez ishte Arsenali.

Sipas mediumit Footmercato, Tottenhami i është bashkuar garës me fqinjët e veriut në Londër, Arsenalin, për Lemar.

Francezi mund të lejohet të largohet nga Atletico Madridi në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të dimrit.

(Kosova Sot Online )