United ia cakton çmimin Pogbas nëse Juve dhe Reali me të vërtetë ende e duan!
50 milionë funte, ky është çmimi i Pogbas
Sipas asaj që raporton ‘Daily Star’, Manchester United e ka pranuar se herët apo vonë, do ta humbasë Paul Pogban.
Kështu, klubi tashmë i ka vendosur çmimin francezit për gjitha klubet që e duan, në veçanti Real Madridi dhe Juventusi që kanë shprehur vazhdimisht dëshirën për ta pasur në radhët e tyre.
150 milionë funte, kaq do United për ta lërë të lirë Pogban.
Pogba ishte dëshira e madhe e Zinedine Zidane për vitin që lamë pas, por nuk arrita ta transferojë dhe tani, duke parë shkëlqimin e Fede Valverdes, vështirë që drejtuesit e Los Blancos do të shpenzojnë mbi 150 milionë euro për francezin që sezoni i ka shkuar në infermieri.
Pasi u rikthye nga lëndimi pas disa muajsh, Solskjaer konfirmoi se Paul sërish do të mungojë, madje do të ketë një ndërhyrje kirurgjikale në zogun e këmbës për të mënjanuar shqetësimet që e përcjellin tash e një kohë Pogban.
Ai do të jetë jashtë deri në shkurt të këtij vitit.
(Kosova Sot Online )