Tifozët e Milanit i këndojnë Zlatan Ibrahimovicit

  • 03 January 2020 - 15:03
Tifozët e Milanit i këndojnë Zlatan Ibrahimovicit

Në Milano ishte dita e prezantimit të madh të blerjes së re të Milanit.

Zlatan Ibrahimovic i rikthyer te kuqezinjtë u prezantua për herë të dytë si lojtar i Milanit në moshën 38-vjeçare.

Pas prezantimit në ‘Casa Milan’, Ibra doli para tifozëve që kishin pushtuar objektin për të parë nga afër idhullin e tyre me shpresën që do të ndihmojë Milanin të ngjitet në renditje dhe të kërkojë atë që të gjithë e dëshirojnë, pjesëmarrjen në Champions League.

Ata kënduan “ë Ooooh Ibrahimovië, Ibrahimovië, Ibrahimovië… ë”.

Entuziast dhe i gëzuar për këtë rikthim pas 7 vitesh e gjysmë, Zlatan foli me superlativa për kuqezinjtë edhe pse Milani ndodhet në një pozicion të vështirë në kampionat.

Ylli suedez preku shumë tema në fjalën e tij, teksa u premtoi tifozëve të Milanit se do të bëjë maksimumin për të nderuar këto ngjyra.

(Kosova Sot Online)