“Vidal nuk largohet”

  • 03 January 2020 - 20:00
“Vidal nuk largohet”

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ia ka tërhequr vëretjen Interit për transferin e Arturo Vidal ku ka thënë se ai do të rri tërë sezonin. “Pas Carles Alena, nuk do të largohet askush tjetër”, ka thënë ai.

Kaltërzinjtë nuk e kanë fshehur interesin e tyre për kilianin, i cili do të mund të ribashkohej me trajnerin Antinio Conte por tani në San Siro.

Vidal do ta padit Barcelonën për bonuset e papaguara dhe kjo gjë është parë si një presion i tij për largim, por Valverde mendon ndryshe.

“Nuk mendoj që situata e tij e kontratës do të ndikoj në aspektin sportiv”, tha Valverde në konferencën e tij për shtyp. 

“Vidal ka stërvitur mirë, si gjithmonë, ka një problem që do ta zgjidh me klubin. Ne do të gjejmë zgjidhje në aspektin e brenshëm, nuk është hera e parë që dikujt i ka ndodhur një gjë e tillë dhe nuk do të jetë rasti i fundit. Nuk e shoh asnjë problem”.

“Pas Carles Alenas (i huazuar në Real Betis), askush tjetër nuk do të largohet.

Inter tashmë janë duke shikuar për alternativa të Vidal, janë fokusuar më shumë tek Christian Eriksen kontrata e të cilit me Tottenham skadon në fund të qershorit.

(Kosova Sot Online)