Mediat daneze: Erikseni shumë pranë Interit

  • 04 January 2020 - 08:46
Mediat daneze: Erikseni shumë pranë Interit

Gazeta daneze, Ekstra Bladet, raporton se Interi është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Tottenham Hotspurin për transferimin e Christian Eriksenit.

Mesfushori i Spursave do të jetë lojtar i lirë nga fundi i qershorit, prandaj klubi anglez dëshiron të përfitojë nga shitja e tij. Në bazë të njoftimeve nga Danimarka, Interi dhe Tottenhami mund të arrijnë marrëveshje për Eriksesin në vlerë prej 20 deri në 23 milionë euro. Kërkesën për transferimin e mesfushorit në janar e ka bërë trajneri i Nerazzurrëve, Antonio Conte, i cili është i vendosur që t’i marrë titullin Juventusit këtë sezon. Kujtojmë që zikaltrit dështuan ta transferojnë Dejan Kulusevskin këtë javë, pasi ai do t’i bashkohet Juves nga sezoni i ardhshëm.

(Kosova Sot Online )