“Marcelo më ka paralajmëruar; këtu një ditë je Pele, ditën tjetër nuk luan”

  • 04 January 2020 - 09:40
“Marcelo më ka paralajmëruar; këtu një ditë je Pele, ditën tjetër nuk luan”

Vinicius është i vetëdijshëm se për të luajtur në Madrid, duhet të jetë i qetë dhe gjithmonë të japë maksimumin.

Vinicius Junior nuk po gjenë minutat e duhura me Zinedine Zidanen në stol, madje para tij po luan edhe Rodrygo, 18-vjeçari Brazilian.

Sido që të jetë, Vini është paralajmëruar nga Marcelo për gjithcka dhe për këtë, është i qetë.

“Unë jam i qetë, gjithmonë do të punoj. Jam ky që jam cfarëdo që ndodh, i qeshur”, u shpreh Vini.

“Marcelo tashmë më ka paralajmëruar; këtu një ditë je Pele, ditën tjetër nuk luan, qëndron në stol”.

(Kosova Sot Online )