Pioli: Ibrahimovic i sjell Milanit shumë gjëra

  • 05 January 2020 - 14:13
Pioli: Ibrahimovic i sjell Milanit shumë gjëra

Stefano Pioli ka folur në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku tema kryesore ishte padyshim Zlatan Ibrahimovic.

Për ardhjen e suedezit në ekip, trajneri i Milanit është shprehur se është një dhuratë e madhe.

“Është një lojtar që nuk ngopet kurrë. Ibrahimovic kërkon vetëm të përmirësojë veten. Ka sjellë te Milani mjaft entuziazëm, eksperiencë dhe shumë dëshirë. Klubi dhe drejtuesit më kanë bërë një dhuratë të madhe dhe tani duhet ta shfrytëzojmë”, tha ai. 

“Për të harruar atë humbje ndaj Atalantës duhet një ndryshim radikal. Ibra është Ibra, por ne duhet të mësojmë të jemi Milani, duke fituar me vendosmëri dhe bindje, që shpesh na ka munguar. Kam folur me Ibrën dhe më duket i karikuar. Duhe të vazhdojmë të flasim, pasi nga dialogu lindin idetë.”

(Kosova Sot Online)