Aston Villa ofron 30 milionë euro për Piatekun

  • 08 January 2020 - 08:51
Aston Villa ofron 30 milionë euro për Piatekun

Aston Villa thuhet se ka rritur interesimin e tyre për polakun Krzysztof Piatek, duke ofruar 30 milionë euro për sulmuesin e Milanit.

Lidhjet midis Aston Villas dhe Piatekut së pari dolën në mbrëmjen e së martës, por Gianluca Di Marzio raporton se tani është shndërruar në një ofertë zyrtare.Milani i pagoi Genoas 35 milionë euro për polakun janarin e kaluar, dhe besohet se ata do të marrin pjesën më të madhe të shpenzimit të tyre për Piatek. Klubi anglez thuhet se ka ofruar tashmë 30 milionë euro për shërbimet e 9-shit të Rossonerëve.

24-vjeçari shënoi 30 gola në të gjitha garat gjatë sezonit të kaluar, por ka arritur vetëm katër sosh deri tani këtë sezon.

Kuqezinjtë gjithashtu kanë rikthyer përsëri Zlatan Ibrahimovicin dhe kjo mund të lejoj kalimin e Piatek tek klubi i Ligës Premier, i cili ka nevojë për një sulmues të ri.

(Kosova Sot Online )