Juventusi transferon dy adoleshentë

  • 08 January 2020 - 15:16
Juventusi transferon dy adoleshentë

Juventus e ka kompletuar transferimin e adoleshentit të Sionit, Yannick Cotter, përderisa mbrojtësi anësor 17-vjeçar i Nantes, Jean-Claude Ntenda, është duke i kryer ende testet mjekësore.

Bardhezinjtë veçse kishin qenë aktiv gjatë afatit kalimtar të janarit, duke e transferuar mesfushorin Dejan Kulusevski nga Atalanta për 35 milionë euro plus nëntë milionë në bonuse.

Megjithatë, suedezi do të qëndrojë i huazuar në Parma deri në fund të këtij sezoni 2019/20.

Cotter, i cili sapo i ka mbushur 18 vjeç, tashmë ka pak përvojë me ekip të parë në klubin zviceran Sion, pasi që ka luajtur dy herë gjatë këtij sezoni në ndeshje të Superligës zvicerane.

Ndërkohë, Ntenda është ende duke i kryer testet mjekësore në kampin stërvitor të Juventusit në Torino. Mbrojtësi anësor është zyrtarisht ende lojtar i Nantesit, mirëpo s’ka luajtur ende për ekipin e tyre të parë.

Juventusi do të tentojë ta mbyllë edhe këtë sezon si kampion i Serisë A, gjë që ka ndodhur në tetë vjetët e fundit, mirëpo këtë herë synon t’i jap fund edhe krizës në Evropë duke e fituar titullin e Ligës së Kampionëve.

(Kosova Sot Online)