Mbappe s’dëshiron të flasë për kontratë të re me PSG-në: S’është koha

  • 09 janar 2020 - 08:37
Mbappe s’dëshiron të flasë për kontratë të re me PSG-në: S’është koha

Kylian Mbappe i ka shmangur pyetjet për mundësinë e rinovimit të kontratës së tij me Paris Saint-Germainin, duke insistuar se nuk është koha e duhur për të shpërndarë valë spekulimesh për të ardhmen e tij.

Ylli francez është përfolur për një transferim të mundshëm te gjiganti i La Ligës, Real Madridi, ku trajneri dhe bashkëkombësi i tij, Zinedine Zidane, e ka bërë shumë të qartë dashurinë e vet për 21-vjeçarin.

Drejtori sportiv i PSG-së Leonardo më herët kishte thënë se negociatat për rinovimin e kontratës së Mbappes janë duke shkuar mirë, pasi që kontrata aktuale e francezit përfundon në fund të sezonit 2021/22.

Kur u pyet për të ardhmen e tij, pas fitores 6:1 të PSG-së kundër Saint-Etienne në çerekfinale të Kupës së Francës, Mbappe tha: “Jam gati të luaj futboll fillimisht sepse jemi ende në janar”.

“Ne tani do ta fillojmë fazën e fundit, ku do të synojmë të marrin trofe. Mendoj se nuk është koha për të nxitur valë spekulimesh. Klubi është i qetë, të gjithë po ecim në të njëjtin drejtim, kështu që s’do të ishte mirë të flas për gjëra jashtë asaj çfarë ndodh në fushë”, shtoi francezi.

Mbappe ishte njëri ndër golashënuesit në fitoren bindëse të PSG-së kundër Saint-Etienne, ku Mauro Icardi shkëlqeu me një het-trik.

 

(Kosova Sot Online )