Arsenal po e konsideron transferimin e Calhanoglu

  • 12 January 2020 - 12:54
Arsenal po e konsideron transferimin e Calhanoglu

“Topçinjtë” duan lojtarë dhe Calhanoglu është në listën e Artetës.

Mesfushori i AC Milan, Hakan Calhanoglu, është në radarin e Arsenalit për ta marrë atë në formë huazimi deri në fund të sezonit, raporton ‘Mirror’.

25-vjeçari është i etur për të ndërruar ambient dhe dëshiron ta shijojë edhe Premierligën.

Calhanoglu ka bërë 18 paraqitje në Serie A këtë sezon, ka shënuar dy herë dhe ka dhuruar një asist.

(Kosova Sot Online)