Duka ia besoi shiritin e kapitenit Hysajt, vjen deklarata e Mërgim Mavrajt

  • 15 January 2020 - 15:41
Duka ia besoi shiritin e kapitenit Hysajt, vjen deklarata e Mërgim Mavrajt

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, e ka zgjedhur një gazetë italiane për ta kumtuar vendimin që shiritin e kapitenit tash e tutje ta bartë Elseid Hysaj, e jo Mërgim Mavraj.

Në një deklaratë për  “Gazzetta Dello Sport” Duke e ka graduar Elseid Hysajn si kapitenin e kuqezinjve. Përkundër kësaj, Mavraj ka treguar shpirt kapiteni. Nuk ka reaguar për hir të Kombëtares kur është kontaktuar nga gazeta “Panoram Sport”.

“Nuk kam asnjë reagim. Respektoj fjalët dhe vendimin e tij”, është shprehur shkurtimisht qendërmbrojtësi shqiptar i cili nga viti 2012 luan për Shqipërinë dhe pas pensionimit të Lorik Canës ka pasur rast ta bartë shiritin e kapitenit, të cilin po ashtu e ka bartur edhe Ansi Agolli.

(Kosova Sot Online)