Dështojnë City dhe Arsenali

  • 18 January 2020 - 18:04
Dështojnë City dhe Arsenali

Manchester City dhe Arsenali kanë dështuar për të fituar në shtëpi të tyre kundër Crystal Palace, Sheffield Unitedit respektivisht. Të dy këto skuadra kanë barazuar, njëra me rezultat 1-1 kurse tjetra me rezultat 2-2

Arsenali, vetëm barazim në shtëpi

Arsenali nuk po këndellet se nuk po këndellet edhe pse e ndërrojë trajnerin e tyre.

Pas barazimit një javë më parë në Crystal Palace, ata kanë barazuar sonte edhe në Emirates kundër Sheffield United me rezultat 1-1.

Arsenali erdhi në epërsi në minutën e 45-të, në fund të pjesës së parë pas goli të Martinellit.

Por në pjesën e dytë edhe pse skuadra e Mikel Artetas pati raste më shumë nuk arriti që të konkretizoi rastet e tyre.

Kur nuk shënon pëson dhe në minutën e 82 me goditje vole shënon Fleck për të barazuar rezultatin.

Edhe një dështim i City

Manchester City ka bërë edhe një hap fallcë në përcjellje të Liverpoolit për titull të Premier Ligës.

Ata kanë barazuar në Etihad kundër Crystal Palace.

Palace ishin të parët që kaluan në epërsi në minutën e 39-të me anë të Cenk Tosum.

Cityt ju deshën 82 minuta për ta barazuar rezultatin në 1-1 me anë të Agueros, i cili edhe kaloi Cityn në epërsi në minutën e 87-të te ndeshjes.

 

Por, kur u mendua që City do të fitojë Crystal Palace barazoi me anë të një goli të Fernandinhos në minutën e parë shtesë të ndeshjes.

Me këto barazime Arsenali vazhdon të jetë në vendin e 10 me 29 pikë ndërkaq Sheffield është në vendin e shtatë me 33 pikë.

Manchester City në anën tjetër është në vendin e dytë me 48 pikë, kurse Crystal Palace në vendin e nëntë me 30 pikë.


(Kosova Sot Online)