Bayerni starton me Lewandowskin, Coutinhon e Perisicin – Leon Dajaku në stol

  • 19 January 2020 - 14:50
Bayerni starton me Lewandowskin, Coutinhon e Perisicin – Leon Dajaku në stol

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Hertha BSC – FC Bayern München.

Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18 në Bundesliga, në ‘Olympiastadion Berlin’, Hertha pret kampionin e Gjermanisë ndeshje që zhvillohet nga ora 15:30.

Në rast të fitores sonte, bavarezët do t’i afrohen kreut të tabelës në vetëm katër pikë, pasi RasenBallsport Leipzig prin në renditje me 40 pikë të grumbulluara.

Në këtë ndeshje për Bayern Munich në stol gjendet edhe futbollisti nga Kosova Leon Dajaku.

(Kosova Sot Online)