Sarri: Ronaldo është fenomenal, t’i zgjidhë 100 probleme

  • 20 January 2020 - 12:05
Sarri: Ronaldo është fenomenal, t’i zgjidhë 100 probleme

Sarri ka vetëm fjalë pozitive për Ronaldon, Me dy golat kundër Parmës, ai ka shkuar në 16 finalizime në Serie A këtë edicion, në vetëm 17 paraqitje – ka përmirësuar dukshëm statistikat.

Juventusi fitoi 2-1 ndaj Parmës falë një dopiete të Cristiano Ronaldos dhe nisi shkëputjen në krye, duke shkuar +4 pikë para Interit.

Pas ndeshjes trajneri Maurizio Sarri i thuri elozhe yllit portugez.

“Ishte një ndeshje e komplikuar, që nuk e mbyllëm dot kur duhej dhe vuajtëm shumë në fund. Megjithatë kemi në skuadër Ronaldon, një lojtar që di të jetë vendimtar në kohën e duhur dhe arritëm të marrim 3 pikë me mjaft vlera. Kemi një kampion që ndonjëherë ju krijon probleme, por zgjidh 100 të tjera. Ekipi duhet të sillet rreth tij“, u shpreh Sarri.

Loja e Juves: “Ka ende vend për përmirësime, por duhet të pranoj se skuadra funksionon mirë në tërësi“

Me këto dy gola Ronaldo ka shkuar në 16 finalizime në Serie A këtë edicion, në vetëm 17 paraqitje.

Në total, në sezonin 2019/20, portugezi numëron 18 gola në 24 paraqitje.

(Kosova Sot Online)