Aguero shpëton Cityn, -13 dallimi me Liverpoolin
Manchester City ka arritur të fitojë më shumë vështirësi kundër Sheffield United në Bramall Lane. Ishte legjenda e kësaj skuadre, Sergio Aguero i cili erdhi nga banka rezervë dhe shënoi për Cityn, gol ky që i dha tri pikë skuadrës së Pep Guardiolës
Manchester City ka fituar sonte në Bramall Lane kundër Sheffield United.
Që nga fillimi të takimit, City u pa që do të këtë vështirësi me skuadrën e Chris Ëilder të cilët kishin disa mundësi për të kaluar në epërsi.
Megjithatë, Jesus e humbi mundësinë për të shënuar gol pasi që kishte penallti për ta, por ishte Jesus i cili e humbi atë.
Me rezultat të barabartë përfundoi pjesa e parë kurse në pjesën e dytë gjendja vazhdonte të ishte e njëjtë derisa në minutën e 68-të inkuadrohet në lojë Sergio Aguero.
E me inkuadrimin e tij edhe ndeshja ndryshoi.
Një pasim maestral i Kevin De Bryene në zonë të rreptësisë në minutën e 73-të gjeti të lirë Agueron i cili edhe shënoi gol i cili kishte vlerën e tri pikëve për kampionin e Anglisë.
Me këtë fitore Manchester City arrin në kuaotën e 51 pikëve, 13 më pak se Liverpool që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Sheffield vazhdon të mbetet në vendin e shtatë me 33 pikë.
(Kosova Sot Online)