Tottenham, fitore të vështirë kundër Norwich

  • 22 January 2020 - 22:36
Tottenham, fitore të vështirë kundër Norwich

Tottenham Hotspurs kanë fituar sonte në Londër kundër Norwichit me rezultat 2-1. Ishte një fitore e vështirë kjo e skuadrës së Mourinhos, të cilën ai e arriti në minutat e fundit të ndeshjes kundër skuadrës që gjendet në fund të tabelës në Premier Ligë

Tottenhami është kthyer të fitoret sonte pas barazimit kundër Watfordit.

Tottenhami është kthyer te fitoret sonte ku e ka mposhtur skuadrën në fund të tabelës Norwich City me rezultat të ngushtë.

Spurs luajtën shumë më mirë që në pjesën e parë dhe kaluan në epërsi në minutën e 38-të me anë të Dele Alli.

Kurse në pjesën e dytë Norwich filloi të këndellët dhe arriti të barazimi i rezultatit në minutën e 70 me anë të Teemu Pukki.

Mirëpo, Tottenham kthehet në lojë duke shënuar në minutën e 79-të me Son Heung-min.

Me këtë fitore Tottenham dhe është në vendin e gjashtë me 34 pikë, me pikë të barabarta me Manchester United të cilët janë duke luajtur kundër Burnleyt.

(Kosova Sot Online)