Roma tenton transferimin e sulmuesit të Barcelonës

  • 25 January 2020 - 09:10
Roma tenton transferimin e sulmuesit të Barcelonës

Roma thuhet se po tenton të transferojë Carles Perezin nga Barcelona.

Skuadra italiane po vuan për një qendër sulmues dhe duket se anëtari i katalunasëve është zgjidhja e tyre.

 Fabrizio Romano bën të ditur se Roma është në negociata të avancuara me Barcelonën, për Carles Perez. Marrëveshja mes dy skuadrave pritet të mbyllet sot, dhe Perez me shumë gjasë mbyll sezonin në Romë.

Nga mediet spanjolle mësohet se trajneri Quique Setien ka këshilluar lojtarin të shkojë në huazim, pasi nuk do të ketë minuta në skuadrën e parë, nën urdhrat e tij.

Kështu, lojtari duket se do të kalojë në Olimpico dhe ta mbyllë sezonin në Serie A, për t’u rikthyer më pas në Camp Nou për ta vlerësuar të ardhmen e tij.

(Kosova Sot Online )