Sane ka dyshime për transferimin te Bayern Munich

  • 29 January 2020 - 09:25
Sane ka dyshime për transferimin te Bayern Munich

Ylli i Gjermanisë, Leroy Sane ende dëshiron të largohet nga Manchester City, por thuhet se ka dyshime mbi transferimin e tij te Bayern Munichu.

Bayern u përpoq të nënshkruajë me reprezentuesin e Gjermanisë sezonin e kaluar, por pa pasur sukses edhe pas disa ofertave.Megjithatë, mediat raportojnë se Bayerni po planifikon të bëjë një ofertë të rinovuar për të në fund të sezonit. Por, Sane tani nuk është i sigurt nëse një transferim te Bayern do të ishte opsioni më i mirë për të, megjithëse ai ende dëshiron të largohet nga Manchester City. 

Sipas mediumeve Bild dhe Welt, Sane është në dyshime për t’u bashkuar me Bayernin gjatë verës.

Pritet ardhja e verës për të konfirmuar gjithçka rreth një transferimi apo dështimi të gjermanit në Allianz Arena.

(Kosova Sot Online )