Kosova shkëlqen në ndeshjen e parë kundër Austrisë

  • 29 January 2020 - 16:06
Kosova shkëlqen në ndeshjen e parë kundër Austrisë

Kombëtarja e Kosovës në futsall e ka nisur në mënyrë të shkëlqyeshme rrethin e parë kualifikues për Euro 2022, që po mbahet në Gjeorgji, duke shënuar fitore në përballje me Austrinë, me rezultat 4:2.

Dardanët e futsallit e mbizotëruan lojën në të gjitha aspektet, derisa brenda tre minutave realizuan katër gola. Fillimisht realizoi Arbër Dobroshi në minutën e 10-të dhe më pas Dardan Topilla dhe Malush Qerimi dy herë.

jesa e parë u mbyll me epërsinë e katër golave, por në pjesën e dytë austriakët i konsoliduan radhët dhe arritën që të shënojnë dy gola, nëpërmjet Dizdarevic (26’) dhe Jatic (35’), por pa arritur ta rrezikojnë fitoren e Dardanëve.

 Ndeshjen e ardhshme në kuadër të Grupit F, Kosova do ta luajë nesër kundër Gjermanisë, derisa në fund do të përballet me Gjeorgjinë.

(Kosova Sot Online)