Chelsea hyn në garë për Mertensin

  • 29 January 2020 - 18:11
Chelsea hyn në garë për Mertensin

“Blues” janë në kërkim të një golashënuesi për pjesën e dytë të sezonit dhe ia kanë vënë syrin sulmuesit të Napolit

Chelsea është në kërkim të një sulmuesi për pjesën e dytë të sezonit.

“Blues” pritet ta shesin ose huazojnë Olivier Giroudin në ditët në vazhdim dhe tash po e kërkojnë zëvendësuesin e tij.

Sipas mediave italiane, fituesi aktual i Europa Leaguës ia ka vënë syrin sulmuesit të Napolit, Dries Mertens.

Të kaltrit synojnë ta transferojnë 32 vjeçarin deri të premten, në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Mertens ka shkëlqyer viteve të fundit në futbollin italian.

Ai i ka realizuar 4 gola në 16 ndeshje në Serie A këtë sezon me Napolin.

(Kosova Sot Online)