Setien për fitoren ndaj Levantes: Kemi mundur të shënojmë më shumë gola

  • 03 February 2020 - 09:08
Setien për fitoren ndaj Levantes: Kemi mundur të shënojmë më shumë gola

Quique Setien është deklaruar për fitoren 2-1 në shtëpi ndaj Levantes.

Trajneri i Barcelonës është shprehur shumë i kënaqur me lojtarët e tij dhe me dy fitoret që mori në javën e kaluar. “Kemi fituar dy ndeshjet që i kishim brenda këtyre pak ditëve dhe mendoj se i kemi merituar që të dyja”, ka thënë ai.

“Sonte kemi vuajtur deri në pjesën e fundit të ndeshjes, ata kishin disa shanse – por mendoj se ne duhet të shënonim më shumë gola”.

“Ne luajtëm shumë mirë në 45 minutat e parë, sidomos nga pjesa e mbrapa, pasi Levante bënte presion në vazhdimësi. Ne mund të shënonim edhe më shumë gola, por këto dy gola ishin të rëndësishme për ne”, ka shtuar më tej Setien.

Barcelona vazhdon të jetë në vendin e dytë me 46 pikë, tri më pak se Real Madridi që është lider.

Në xhiron e 23-të, kampioni në fuqi i La Liga-s do të përballet me Real Betisin, por fillimisht do të luajë me Athletic Bilbaon në Kupën e Mbretit.

(Kosova Sot Online )