Man Utd, i gatshëm ta rivalizojë Chelsean për Sanchon

  • 03 February 2020 - 13:26
Man Utd, i gatshëm ta rivalizojë Chelsean për Sanchon

Manchester United është i gatshëm a lansojë një ofertë për futbollistin e talentuar, Jadon Sancho.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik, Daily Mail.

“Djajtë e Kuq” e kanë ndërmend ta rivalizojnë Chelsean për yllin e Borussia Dortmundit, i cili po shkëlqen në Bundesliga.

“Blues” raportohet se janë të gatshëm t’i paguajnë 115 deri në 120 milionë euro për 19 vjeçarin.

Mirëpo, tash në garë për përfaqësuesin anglez ka hyrë edhe klubi nga “Old Trafford”.

Sancho ka kontribuuar me 12 gola dhe 12 asistime për Dortmundin në Bundesligë deri tash këtë sezon.

Ai kishte luajtur më parë tek Manchester City, por nuk po gjente hapësira, ndërsa ka shpërthyer tek Verdhezinjtë.

Mirëpo, gjatë verës futbollisti ofanziv pritet të largohet nga Gjermania për t’u rikthyer në Premierligë.

(Kosova Sot Online)