Thiago Silva do kontratë të re, PSG dëshiron ta lirojë

  • 07 February 2020 - 17:23
Thiago Silva do kontratë të re, PSG dëshiron ta lirojë

Qendërmbrojtësi brazilian është i interesuar të vazhdojë të luajë në kryeqytetin francez, i cili preferon t’i ndajë rrugët me lojtarin gjatë verës që vjen.

Thiago Silva dëshiron të qëndrojë në Paris Saint-Germain.

Qendërmbrojtësi brazilian shpreson që gjiganti francez t’ia vazhdojë atij kontratën. 

35 vjeçari ka kontratë me kampionin francez vetëm deri në fund të sezonit, por ai shpreson të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2022.

Sidoqoftë, e përditshmja franceze “L’Equipe” shkruan se drejtori sportiv, Leonardo po mendon ta lirojë ish-futbollistin e Milanit gjatë verës që vjen.

Thiago Silva ka qenë njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë në dekadën e fundit.

Tash PSG-ja është e fokusuar tek lojtarët më të rinj në moshë dhe përfaqësuesi brazilian duhet ta gjejë një klub të ri. 

(Kosova Sot Online)