Verona e Kumbullës dhe Rrahmanit, përmbysin Juventusin

  • 08 February 2020 - 23:15
Verona e Kumbullës dhe Rrahmanit, përmbysin Juventusin

Verona ka arritur që të fitojë sonte kundër Juventusit të Cristiano Ronaldos me rezultat 2-1, në një ndeshje ku skuadra e dy mbrojtësve më të mirë shqiptar për momentin Kumbullës dhe Rrahmanit arritën ta ndalin fitoret e Juventusit

Juventusi ka dështuar për të fituar sonte në Bentegodi kundër Veronas.

Një pjesë e parë e baraspeshuar po me raste të mira nga të dyja palët përfundoi pa gola.

Vlejmë të theksojmë se Marash Kumbulla do të shënonte gol në këtë pjesë por ai do të anulohej si pozitë jashtëloje, edhe pse ky vendim i marrë nga VAR do të diskutohet pasi që lojtari nuk u duk të jetë në këtë pozitë.

Po ashtu Ronaldo dhe Costa do ta godisnin shtyllën dy herë për Veronën.

Në pjesën e dytë u shënuan tre gola.

Fillimisht ishte një dalje përpara e Ronaldos ku përballë e pati mbrojtësin e Kosovës Amir Rrahmani. Rrahmani nuk arriti që ta ruante Ronaldon i cili shfrytëzoi klasin e tij për të kaluar në epërsi skuadrën kampione në minutën e 65.

Verona do të kthehej në lojë në minmutën e 76-të të ndeshjes ku një gabim të mbrojtjes se Juventusit e shfrytëzoi për mrekulli sulmuesi me përvojë i Veronës, Fabio Borini për të barazuar rezultatin.

Por, Kumbulla do të godiste me kokë topin në minutën e 85-të, i cili top do të përfundonte në shtyllë.

Mirëpo pas rishikimit me VAR shihet se Bonucci e ka prekur topin me dorë dhe akordohet penallti për Veronën.

Goli i fitores për Veronën erdhi në minutën e 86 nga Pazzini.

Me këtë fitore Verona arrin në kuotën e 34 pikëve dhe është në zonën e Europa Ligës, kurse Juventus mbetet në vendin e parë me 54 pikë por tani ka një ndeshje me shumë se Interi që nesër luan në derbi kundër Milanit. 


(Kosova Sot Online)