Atletico me fitore minimale kundër Granadas

  • 08 February 2020 - 23:17
Atletico me fitore minimale kundër Granadas

Atletico Madrid e ka arritur më shumë vështirësi sonte një fitore kundër Granadas. Djemtë e Diego Simeones fituan me rezultat të ngushtë 1-0 në Wanda Metropolitano

Edhe një fitore tepër e zbehtë e Atletico Madridit.

Skuadra që ishte paraparë që sivjet të jetë rival i denjë për kampion të La Ligas, ka arritur që të fitojë me rezultat të ngushtë 1-0.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Angel Correa në minutën e gjashtë të takimit.

Ky doli të jetë edhe goli i vetëm në këtë ndeshje.

Granada pas pësimit të golit ishte skuadër dukshëm më e mirë dhe kishte plot gjashtë tentime për gol.

Granada kishte edhe posedimin e topit më shumë se Atletico Madridi por nuk arritën që të marrin në shtëpi të tyre s’paku një pikë.

Pas kësaj fitoreje, Atletico Madrid është në vendin e katër më 39 pikë, aq sa ka Sevilla në vendin e pestë dhe tri më shumë se Granada në vendin e tretë.

(Kosova Sot Online)