Dortmundi i kërkon 140 milionë euro për Sanchon

  • 10 February 2020 - 13:48
Dortmundi i kërkon 140 milionë euro për Sanchon

Gjiganti gjerman është i gatshëm ta shesë yllin anglez vetëm për një shumë të kënaqshme parash.

Borussia Dortmund e ka vendosur çmimin për Jadon Sanchon.

Mediumi “Don Balon” zbulon se gjiganti gjerman i kërkon plot 140 milionë euro për yllin anglez.

19 vjeçari është bërë objektiv i klubeve të Premierligës pasi po shkëlqen në Bundesligë në dy sezonet e fundit. 

Mirëpo, Manchester United, Chelsea, Liverpool e Tottenham duhet ta hapin mirë kasën e tyre, nëse e duan përfaqësuesin anglez.

Gjithashtu, interesim për ish-futbollistin e Manchester Cityt ka shfaqur edhe Barcelona.

Futbollisti ofanziv i ka realizuar 12 gola dhe i ka dhuruar 13 asistime me Dortmundin këtë sezon.

(Kosova Sot Online)