PSG-ja i ofron pagë të çmendur Mbappes, për ta mbajtur larg Real Madridin

  • 13 shkurt 2020 - 14:25
PSG-ja i ofron pagë të çmendur Mbappes, për ta mbajtur larg Real Madridin

Paris Saint-Germain i ka ofruar Kylian Mbappes një pagë marramendëse vjetore, në mënyrë që ta mbajë Real Madridin larg yllit të skuadrës së vet.

Marrëveshja e re, që kampioni francez është i gatshëm t’ia ofrojë Mbappes, do ta fuste francezin në të njëjtin thes të përfitimeve me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, raporton gazeta spanjolle “AS”.

Klubi parisien dëshiron ta mbajë Real Madridin sa më larg sulmuesin 21-vjeçar, duke marrë hapa për t’u siguruar se gjiganti spanjoll nuk do ta ketë të lehtë ta joshë atë për të luajtur në Santiago Bernabeu.

Sipas të përditshmes spanjolle, Mbappe i ka refuzuar dy oferta nga PSG-ja për rinovimin e kontratës.

Por oferta e tretë për pagë vjetore në vlerë 50 milionë euro neto, padyshim se do të vlerësohet më seriozisht nga ai.

Raportohet se Mbappe momentalisht merr pagë sezonale në vlerë 15 milionë euro.

(Kosova Sot Online)