Carragher: Sancho është i përsosur për Ligën Premier

  • 14 February 2020 - 10:50
Carragher: Sancho është i përsosur për Ligën Premier

Ish- mbrojtësi i Liverpoolit , Jamie Carragher beson se i anglezi i talentuar, Jadon Sancho është i përshtatshëm për Ligën Premier.

Sulmuesi anglez është në Borussia Dortmund, ku po tregon formë të lartë në dy sezonet me klubit gjerman. Forma e tij e mirë me shumë gola dhe asistime ka bërë që Sancho të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha të Ligës Premier. Carragher, tani një ekspert i Sky Sports, beson se ish-ylli i të rinjve të Manchester City do të ishte një hit në kampionatin anglez.

“Sancho është një nga lojtarët më të mirë të rinj për momentin në futbollin botëror, veçanërisht kur ju shikoni statistikat e tij aktuale te Borussia Dortmundi”, ka thënë fillimisht Carragher.

“Ai është një lojtar anglez që unë mendoj se do të jetë i etur për t’u rikthyer, kështu që mendoj se ai do të jetë gjëja më e nxehtë që të gjithë klubet nga Liga Premier do të kërkojnë ta sjellin”.

“A do të jetë ai hit? Unë mendoj kështu. Është lojtar inteligjent, shikoni sa mirë ka luajtur në një kampionat të madh me një klub të madh dhe nën presion”.

“Ai po luan një javë brenda, një javë jashtë dhe numrat e tij janë fantastikë dhe mosha e tij është thjesht perfektë”, përfundoi ish-mbrojtësi anglez.

(Kosova Sot Online )