Befason Valverde: Më parë do të shkoja në Australi, sesa në Ligën Premier

  • 14 February 2020 - 12:40
Befason Valverde: Më parë do të shkoja në Australi, sesa në Ligën Premier

Ish-trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde pranon se nuk është i tunduar nga një transferim në Angli.

Valverde u shkarkua nga Barcelona në fund të vitit të kaluar dhe u zëvendësua nga Quique Setien. Megjithatë, ofertat në drejtim të spanjollit nuk mungojnë dhe Valverde është pyetur rreth një trajnimi të ndonjë klubi anglez.

“Njerëzit më pyesin ndonjëherë: A do të shkosh në Ligën Premier? dhe unë them “Epo në të vërtetë do të doja të shkoja në Australi”, ka thënë fillimisht ai.

“Një karrierë në futboll nuk zgjat përgjithmonë dhe ndonjëherë mendoni se duhet të shfrytëzoni mundësinë për të jetuar në vende të çuditshme”.

“Është e mundur që unë do të shkoja diku jashtë vendit. E vërteta është se unë do të doja të bëja gjëra të çuditshme, kështu që nuk do t’i përjashtoja”, përfundoi Valverde.

(Kosova sot Online )