Nuk ia del Xherdan Shaqiri, mungon në Champions League kundër Atletico Madrid

  • 17 February 2020 - 16:36
Nuk ia del Xherdan Shaqiri, mungon në Champions League kundër Atletico Madrid

Shaqa s’do të luajë as kundër Atletico Madridit

Lëndimet janë duke i shkaktuar shumë probleme këtë edicion. Xherdan Shaqiri do të mungojë edhe kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

Jurgen Klopp ka publikuar listën prej 21 futbollistëve të ftuar për takimin e nesërm dhe mungon anësori shqiptar.

Këta janë futbollistët e ftuar për sfidën që do të zhvillohet në ‘Wanda Metropolitano’, stadium në të cilin edicionin e kaluar Liverpooli e fitoi Champions Leaguen duke e mposhtur 2-0 në finale Tottenhamin.

21 futbollistët e ftuar nga Klopp:

Alisson, Fabinho, Van Dijk, Wijnaldum, Lovren, Milner, Keita, Firmino, Mane, Salah, Gomez, Adrian, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Minamino, Lallana, Robertson, Origi, Matip, Kelleher, Alexander-Arnold.

(Kosova Sot Online)