Kosovari i Milanit, vazhdon të punojë për rikthimin në fushë
Ismet Sinani vazhdon të punojë për t’u kthyer në fushë.
Sulmuesi kosovar është lënduar para 3 muajsh për t’iu nënshtruar operacionit në gju.
Operimi ishte i suksesshëm dhe Sinani po vazhdon trajtimin mjekësor në Milanello.
Ismet Sinani është në kontratë me Milanin deri në verë të 2021-s dhe shpreson që do të jete gati për t’iu bashkuar ekipit në fazën përgatitore për sezonin e ri, 2020/21.
20-vjecari është produkt i akademisë së klubit milanez ndërkaq ka luajtur edhe për ekipin e të rinjve të Kosovës.
(Kosova Sot Online)