Hakimi, i pasigurt për të ardhmen e tij në Real Madrid

  • 19 February 2020 - 11:04
Hakimi, i pasigurt për të ardhmen e tij në Real Madrid

Mbrojtësi anësor i Real Madridit, Achrak Hakimi, thotë se ai dëshiron të vazhdojë të luajë dhe të rritet, përderisa periudha e huazimit të tij në Borussia Dortmundit po shkon drejt fundit.

Achraf Hakimi ka qenë duke shkëlqyer për klubin e Bundesligës, Borussia Dortmundin, që prej transferimit të tij në vitin 2018 nga gjiganti i La Ligës, Real Madridi, në formë huazimi për dy sezone.

21-vjeçari e bëri një tjetër paraqitje mbresëlënëse në fitoren e Dortmundit me rezultat 2:1 kundër Paris Saint-Germainit në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, të martën.

Achraf pritet të kthehet në Real Madrid sapo të përfundojë ky sezon, pasi që i përfundon marrëveshja për huazim, mirëpo marokeni tha se asgjë nuk është e pamundur dhe se ai dëshiron të vazhdojë të zhvillohet edhe më tutje.

“Këtë e thonë njerëzit dhe kontrata të cilën e kam nënshkruar”, tha Hakimi, kur u pyet për huazimin e tij që i përfundon në qershor. “Gjithçka mund të ndodhë në qershor, por ne do ta shohim se çfarë do të të na sjellë kjo verë”.

“Në mendjen time, unë dua të luaj dhe të vazhdoj të rritem. Këtu në Gjermani më ofrohet kjo mundësi”. 

(Kosova Sot Online)