McTominay kthehet në stërvitjet e Man Unitedit, para ndeshjes në Ligën e Evropës
Mesfushori Scott McTominay mori pjesë në stërvitjet e skuadrës së Manchester Unitedit të mërkurën, përderisa trajneri Ole Gunnar Solskjaer po e përgatit ekipin e tij për përballjen e 1/16 të finales së Ligës së Evropës kundër Club Brugge.
Scott McTominay ka qenë jashtë skuadrës së Manchester Unitedit që nga 26 dhjetori, kur i dëmtoi ligamentet e gjurit në fitoren me rezultat 4:1 në Premierligë kundër Newcastle Unitedit.
23-vjeçari ishte i përfshirë në një seancë stërvitore të hapur për publikun në kampin stërvitor të Manchester Unitedit, përderisa skuadra po përgatitej për udhëtimin e mesjavës në Belgjikë.
Getting in a #WednesdayWorkout before we head to Belgium ë#MUFC #UEL pic.twitter.com/q4JsmM4g4G
— Manchester United (@ManUtd) February 19, 2020
Victor Lindelof ishte gjithashtu i pranishëm në stërvitje, pasi kishte munguar në fitoren me rezultat 2:0 të së hënës kundër Chelseat për shkak se kishte qenë i sëmurë. Ndërsa, edhe Axel Tuanzebe, që s’ka luajtur që nga dhjetori, mori pjesë në stërvitje.
Sulmuesi i huazuar në Manchester Unitedit nga klubi kinez Shanghai, Odion Ighalo, gjithashtu mori pjesë në këtë stërvitje, mirëpo i riu Mason Greenwood mungoi.
Solskjaer e përfshiu në stërvitje edhe 18-vjeçarin Connor Stanley, pasi që anësori i akademisë nuk udhëtoi me ekipin e të rinjve për miqësoren kundër ekipit të të rinjve të Club Brugge.
Manchester Unitedi do të përballet me Club Brugge në ndeshjen e parë të 1/16 të finales së Ligës së Evropës në stadiumin Jan Breydel të enjten, kur Solskjaer ka gjasa të luajë me një formacion shumë më ndryshe.
(Kosova Sot Online)