Klopp nuk beson se Liverpooli i tij është më i miri në botë

  • 24 February 2020 - 11:54
Klopp nuk beson se Liverpooli i tij është më i miri në botë

Jurgen Klopp nuk është i sigurt nëse Liverpooli i tij është ekipi më i mirë në botën e futbollit tani, por e pranon se është në mesin e skuadrave më të mira në planet.

Liverpooli do ta rrisë në 22 pikë epërsinë në krye të renditjes tabelore në Premierligë, nëse e mposht sonte West Hamin, duke e nënvizuar një dominim të paparë në ligën elitare angleze.

Sulmuesi i RB Leipzig – i shumëkërkuar në tregun evropian – është emrin më i fundit i profilit të lartë që e ka përshkruar Liverpoolin si ekipin më të mirë në botë, por Klopp nuk është plotësisht i bindur se skuadra e tij e meriton këtë emërtim të veçantë.

“Unë vërtet nuk e kuptoj këtë gjë ‘ekipi më i mirë në botë’. Është shumë mirë kur njerëzit e thonë, por mbase është më mirë sesa të thonë ju e keni ekipin më të keq në botë, natyrisht”, tha Klopp para takimit me West Hamin.

“Zakonisht, kur njerëzit e përmendin ‘ekipin më të mirë në botë’, mendja të shkon te Real Madridi i para ca viteve, te Barcelona e para shumë viteve, te Manchester City i para dy vjetëve e kështu”, shtoi ai.

“Por mendoj se për tërë botën, Liverpooli është njëri prej klubeve më të mira”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)