Mancini: Humbja nga Juventusi, do t’i shuante shpresat e Interit për titull

  • 29 February 2020 - 10:40
Mancini: Humbja nga Juventusi, do t’i shuante shpresat e Interit për titull

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, mendon se në rast se Interi humb në Derby d’Italia nga Juventusi, kjo do të shënonte edhe fundin e shpresave për Scudetto.

Ish-trajneri i Nerazzurrëve e ka dhënë në intervistë për Il Corriere dello Sport duke thënë se zikaltrit nuk guxojnë të humbin në derbin ndaj kamponit, ndërkohë që Lazio mund të regjistrojë fitore kundër Bolognas.

 “Nëse Lazio e mposht Bolognan në ndërkohë, atëherë shpresat do të ishin shumë të vështira për Interin. Do të ishte vështirë për Nerazzurrët që ta ngushtonin atë hapësirë, edhe pse e kanë një ndeshje të pazhvilluar ndaj Sampdorias”.

“Ndjekja e skuadrave do të thotë të jesh nën presion dhe nuk guxon më të bësh gabime”, ka thënë Mancini.

Pas humbjes nga Lyoni, Juve është kritikuar për paraqitjen, mirëpo trajneri italian e hedh poshtë këtë duke thënë se Maurizio Sarri do ta kualifikojë Zonjën e Vjetër në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Derbi italian ndërmjet Juventusit dhe Interit zhvillohet të dielën mbrëma (me fillim nga ora 20:45) në Torino.

(Kosova Sot Online )