Chelsea synon t’ia marrë nga duart Juventusit mbrojtësin Alex Telles

  • 02 March 2020 - 08:40
Chelsea synon t’ia marrë nga duart Juventusit mbrojtësin Alex Telles

Alex Telles ka vendosur të largohet nga Porto pas katër viteve qëndrim.

Mbrojtësi brazilian ka kontratë me klubin aktual deri në verën e vitit 2021 dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

Mediat italiane dhe ato portugeze kanë raportuar ditë më parë se egziston një marrëveshje mes Portos dhe Juventusit për lojtarin.

Zonja e Vjetër ka pranuar të paguajë 25 milionë për transferimin e Telles, por që tani duhet bindur lojtari.

Së fundmi në garë është futur edhe Chelsea që ka nevojë për mbrojtës të krahut të majtë.

Londinezët janë të gatshëm t’i përmbushin kërkesat e Portos që kërkon 25 milionë euro.

Por tani gara mes dy klubeve është se cila do t’i ofrojë kontratë më të mirë financiare.

27-vjeçari ka zhvilluar 38 ndeshje në të gjitha garat për Porton këtë edicion ku ka shënuar 10 gola e ka bërë nëntë asistime.

(Kosova Sot Online )