Superliga, tri xhiro brenda një jave

  • 02 March 2020 - 16:38
Superliga, tri xhiro brenda një jave

IPKO Superliga vjen këtë javë me një orar të ngjeshur prej tri xhirosh brenda një jave. Fundjavën që shkoi u luajt xhiroja e 20-të, në mesjavë do të luhet ajo e 21-të e fundjavën që vjen, ajo e 22-të

Kjo javë do të jetë mjaft e ngjeshur në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Në fakt, brenda një jave, në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohen tri xhiro.

Fundjavën që shkoi u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 20-të, ndërsa në mesjavë do të luhet xhiroja e 21-të.

E fundjavën që vjen do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 22-të të IPKO Superligës.

Në mesjavë do ta shohim derbin e madh në mes të Ballkanit dhe Dritës, respektivisht liderit me të dytin.

E në fundjavë do të luhet ndeshja tjetër e madhe ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

Takime të tjera interesante janë edhe ai Gjilani – Feronikeli në mesjavë dhe Llapi – Gjilani në fundjavë.

Tri takimet e fundit të xhiros së 22-të do të luhen të hënën tjetër.

IPKO Superliga – Java e 21-të

SSK1 E mërkurë 13:00 Ballkani – Drita

SSK2 E mërkurë 13:00 Gjilani – Feronikeli

SSK3 E mërkurë 13:00 Trepça ’89 – Llapi

SSK1 E mërkurë 17:00 Prishtina – Ferizaj

SSK1 E enjte 13:00 Drenica – Flamurtari

SSK2 E enjte 13:00 Vushtrria – Dukagjini

IPKO SUPERLIGA – Java e 22-të

SSK2 E shtunë 13:00 Ferizaj – Trepça ‘89

SSK1 E diel 13:00 Drita – Prishtina

SSK3 E diel 13:00 Llapi – Gjilani

SSK1 E hënë 13:00 Feronikeli – Vushtrria

SSK2 E hënë 13:00 Flamurtari – Ballkani

SSK3 E hënë 13:00 Dukagjini – Drenica.

(Kosova Sot Online)