Conte dëshiron Alonson te Interi

  • 06 March 2020 - 10:51
Conte dëshiron Alonson te Interi

Mbrojtësi i krahut të majtë të Chelseat, Marcos Alonso është një objektiv i madh i Interit për afatin kalimtar të verës.

Ish-menaxheri i Bluve, Antonio Conte, tani në krye të Interit, dëshiron të nënshkruajë me mbrojtësin spanjoll. Alonso mund të luajë mbrojtës i majtë në mbrojtjen me katër, gjysmë i majtë në mbrojtjen me tre dhe si anësor në mesfushën me pesë, ku ai shkëlqen. Karakteristikat e tij kanë bërë që spanjolli të bëhet favorit i trajnerit të Interit, Conte.

Sipas mediumit italian Calcio Mercato, 29-vjeçari mund të shitet gjatë verës, pasi ai nuk është i preferuar i menaxherit Frank Lampard.

Alonso ka luftuar për kohë të lojës këtë sezon, por atij po i ofrohet një rrugë shpëtimi te Interi nga Conte.

(Kosova Sot Online )