Ferizaj nikoqir i Trepçës ’89 në një betejë për mbijetesë

  • 07 March 2020 - 10:06
Ferizaj nikoqir i Trepçës ’89 në një betejë për mbijetesë

Elita e futbollit kosovar starton ditën e sotme me javën e 22-të në Ipko Superligë.

Kësisoj ndeshja e vetme që do të zhvillohet sot është ajo mes Ferizaj dhe Trepçës ’89.

Do të jetë kjo një ndeshje e dy skuadrave që po luftojnë për t’iu shmangur rënies nga Superliga e Kosovës.

Ferizaj në këtë takim vije pas disfatës me rezultat të ngushtë 3-2 në udhëtim te Prishtina, ndërsa Trepça ’89 gjithashtu pësoi humbje para adhuruesve të vet 1-2 nga Llapi.

Aktualisht Ferizaj zë pozitën e 10-të në tabelë me 22 pikë të grumbulluara, ndërsa Trepça ’89 është në të tetin me katër pikë më shumë.

Një fitore e mundshme e vendasve do të bënte që skuadra bardhekaltër t’i shtonte shumë gjasat për mbijetesë, ndërsa ‘Minatorët’ udhëtojnë drejt Ferizajt për mos tu mposhtur pasi do të rrezikonin mjaftë rënien.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj me fillim nga ora 14:00.

(Kosova sot Online )