Alarmohet ekipi i futbollit Inter, izolim i skuadrës, pas testit pozitiv me koronavirus të Daniel Rugan

  • 12 March 2020 - 08:37
Alarmohet ekipi i futbollit  Inter,  izolim i skuadrës, pas testit pozitiv me koronavirus të  Daniel Rugan

Nerazzurri lëshuan ënjë deklaratë duke konfirmuar se ata kanë pezulluar stërvitjen dhe çdo aktivitet futbollistik deri në njoftimin e mëtejshëm, pasi ata do të fillojnë procedurat e nevojshme për izolim.

Lojtari i Juventusit, Daniele Rugani ka rezultuar pozitiv me coronavirus, ndërsa Interi luajti para disa ditësh kundër tyre.“Pas njoftimit të Juventus FC që lojtari i tyre Daniele Rugani ka testuar pozitiv për COVID-19, FC Internazionale njofton se të gjitha aktivitetet garuese janë pezulluar deri në njoftimin e mëtejshëm”.“Klubi aktualisht po merr hapa për të zbatuar të gjitha procedurat e nevojshme”. “Futbollisti, Daniele Rugani është pozitive për Coronavirus-COVID-19 dhe aktualisht është pa simptoma” thuhet në një deklaratë.

(Kosova Sot Online )