Pas infektimit të mbrojtësit të Juventusit, edhe Interi në rrezik

  • 12 March 2020 - 08:59
Pas infektimit të mbrojtësit të Juventusit, edhe Interi në rrezik

Pasi u bë i ditur lajmi se mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani, është infektuar me koronavirus, jo vetëm Juventusit, por edhe skuadra e Interit është izoluar.

Zikaltrit dolën me deklaratë zyrtare për ta konfirmuar se ata i kanë suspenduar seancat stërvitore dhe çdo tjetër aktivitet sportiv për momentin, pasi që do t’i marrin të gjitha procedurat e nevojshme.Express.

“Pas lajmërimit të Juventusit se lojtari i tyre, Daniele Rugani, ka dal pozitiv në testin për Covid-19, Interi bën të ditur se të gjitha aktivitetet sportive janë suspenduar deri në një njoftim tjetër”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Interi.

“Klubi është për momentin duke i marrë të gjitha hapat për ndërmarrjen e procedurave të nevojshme”.

“Futbollisti Daniele Rugani ka dal pozitiv në testin për Covid-19 dhe ai është për momentin asimptomatike”.

‘Juventusi është për momentin duke i aktivizuar të gjitha procedurat e izolimit që kërkohen nga ligji, përfshirë këtu ata që kanë qenë në kontakt me të”.

Kjo do të thotë edhe se Juventusi do ta ketë të pamundur ta luajë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Lyonit, e cila ishte planifikuar për 17 mars.

Interi ishte i supozuar të luante kundër Getafes në Ligën e Evropës të enjten, mirëpo ndeshja është suspenduar nga UEFA pasi spanjollët s’pranuan të udhëtojnë në Itali.

(Kosova Sot Online )