Pas Arsenalit, vetë-izolohet edhe ekipi i Chelseat

  • 13 March 2020 - 10:05
Pas Arsenalit, vetë-izolohet edhe ekipi i Chelseat

Coronavirusi e ka goditur edhe Premierligën.

Skuadrat londineze, Arsenal dhe Chelsea kanë nisur të preken nga virusi i famshëm tashmë botërisht.

Trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta ka rezultuar pozitiv në kontrollin e koronavirusit, me ç’rast është shtyrë ndeshja e “Gunners” ndaj Brightonit dhe futbollistët e Arsenalit janë vetë-izoluar.

Ndërkohë, lajmi tjetër është se futbollisti i ri i Chelseat, Callum Hudson-Odoi po ashtu është infektuar me koronavirus.

19 vjeçari bëhet kështu lojtari i parë i Premierligës që konfirmohet si i infektuar me koronavirus.

Për këtë arsye, lojtarët tjerë “Blues” kanë shkuar në vetë-izolim, për t’ju shmangur përhapjes eventuale të këtij virusi vdekjeprurës.

Chelsea ka vendosur t’i mbyllë pjesërisht kampet stërvitore.

Koronavirusi i ka detyruar kampionatet si Serie A dhe La Liga që t’i suspendojnë ligat e tyre përkohësisht, ndërsa u shpall edhe zyrtarisht si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sot pritet që edhe Premierliga ta marrë një vendim nëse do ta ndërprerë kampionatin përkohësisht apo jo.

(Kosova Sot Online)