Ku dhe si po i kalon Cristiano Ronaldo ditët e karantinës?

  • 14 March 2020 - 11:51
Ku dhe si po i kalon Cristiano Ronaldo ditët e karantinës?

Cristiano Ronaldo është vetë-karantinuar në Portugali, ku kishte udhëtuar për të takuar të ëmën, por mësoi se shoku i tij i skuadrës Daniele Rugani kishte rezultuar pozitiv ndaj testeve të koronavirusit.

Vetë sulmuesi portugez deklaroi se testet ndaj tij kanë rezultuar negative, por për sigurinë e tij dhe familjarëve të tij, do të qëndrojë disa ditë në Madeira, deri në një moment të dytë, kur të jenë gati kushtet për t’u rikthyer në Torino.

Aktualisht sulmuesi është vendosur në një vilë mjaft të bukur, që e ka në pronësinë e tij në Madeira, ndërsa sot po ju rikthejmë edhe njëherë fotot nga Brenda rezidencës së portugezit.

(Kosova Sot Online)