Juventusi dhe Real Madridi luftojnë për Kane

  • 17 March 2020 - 08:38
Juventusi dhe Real Madridi luftojnë për Kane

Juventusi është në betejë me Real Madridin për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të Tottenhamit, Harry Kane, gjatë afatit kalimtar të verës.

Anglezi Harry Kane ka qenë i përfolur për një largim të mundshëm nga klubi londinez Tottenham, përderisa këta të fundit s’kanë arritur ta shfaqin këtë sezon formën e sezonit të kaluar, kur arritën në finale të Ligës së Kampionëve.

Jose Mourinho nuk ka arritur ta përmirësojë situatën në Tottenham, që kur erdhi në këtë pozitë në vend të Mauricio Pochettinos të lënduar. Megjithatë, në situatën e klubit kanë ndikuar edhe mungesat e shumta në skuadër shkaku i lëndimeve.

E përditshmja spanjolle, AS, sugjeron se Kane dëshiron të largohet nga klubi anglez, ndërsa për sulmuesin tashmë thuhet se kanë shprehur interesim “Los Blancos” dhe “Zonja e Vjetër”.

Tottenhami dhe klubi spanjoll e kanë një marrëdhënie të mirë, falë marrëveshjeve që janë bërë noë ta kaluarën për lojtarë të tjerë, si në rastin e Luka Modricit e Gareth Bale.

Mediumi spanjoll më tutje sugjeron se Kane e ka në qejf Juventusit, përderisa drejtuesit e bardhezinjve thuhet se e shohin atë si një partner ideal për Cristiano Ronaldon në sulm për sezonin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online )