FIFA i ndërron datat e afateve kalimtare të lojtarëve, shkaku i koronavirusit

  • 25 March 2020 - 20:46
FIFA i ndërron datat e afateve kalimtare të lojtarëve, shkaku i koronavirusit

FIFA është duke menduar t’i ndryshojë datat e afatit kalimtar të lojtarëve të kësaj vere, pas përhapjes së pandemisë koronavirus.

Organi qeverisës i futbollit botëror është duke e udhëhequr një grup punues për këtë çështje, por ende nuk ka arritur ndonjë vendim se a ta shtyjë apo ta zgjatë afatin kalimtar të verës.

Zyrtarët e futbollit evropian mbajtën bisedime të martën  dhe ende shpresojnë se do të mundë t’i përfundojnë sezonet e ligave vendore deri më 30 qershor.

Bisedime janë mbajture edhe për ta ndryshuar apo jo rregulloren për kontratat e lojtarëve.

“Më 18 mars, Zyra e Këshillit të FIFA-s, vendosi ta themelojë një Grup Punues të Federatave të FIFA-s, si reagim ndaj Covid-19”, ka thënë një zyrtar i FIFA-s për Sky Sports.

“Ky Grup Punues do ta vlerësojë nevojën për ndryshime apo përjashtim të përkohshëm të Rregulloreve të FIFA-s për Statusin dhe Transferimin e Lojtarëve në mënyrë që t’i mbrojë lojtarët dhe klubet dhe për t’i përshtatur periudhat e regjistrimit të lojtarëve”, shtoi ai.


(Kosova Sot Online)