Vdes vëllai i legjendës braziliane, Pele

  • 26 March 2020 - 14:34
Vdes vëllai i legjendës braziliane, Pele

Zoca, vëllai i legjendës së futbollit brazilian Pele, ka vdekur të mërkurën mbrëma në moshën 77-vjeçare.

Ai ishte i shtrirë në spitalin e Santosit pasi vuante nga sëmundja e kancerit.

Klubi i Santosit njoftoi për vdekjen e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

Dy vjet më i ri se Pele, Zoca luajti për Santosin mes viteve 1961 dhe 1962. Megjithatë, karriera e tij ishte e shkurtër. Ai i zhvilloi vetëm 15 ndeshje, duke i shënuar katër gola.

Ai e braktisi futbollin profesionist dhe e nisi punën për kompanitë e familjes.

Varrimi i tij do të bëhet sot në Santos në një ceremoni të kufizuar. Pjesëmarrja e Peles nuk është konfirmuar. 

(Kosova Sot Online)