Valon Berisha ia pret vetes flokët, tregon rezultatin

  • 27 March 2020 - 15:03
Valon Berisha ia pret vetes flokët, tregon rezultatin

Ylli i Kosovës, Valon Berisha, është duke i respektuar rregullat e autoriteteve qeveritare për vetizolim. Kjo ka bërë që ai të jetë më aktiv sesa zakonisht në rrjete sociale, ku ka treguar rezultatet e tentimit të tij për t’ia prerë vetes flokët.

Koronavirusi e ka goditur edhe botën e futbollit, duke bërë që ligat e futbollit të suspendohen përkohësisht në mënyrë që të mos ndikojnë në përhapjen edhe më të madhe të kësaj pandemie.

Ndër kampionatet e ndikuara është edhe Bundesliga, ku luan aktualisht Berisha me skuadrën e Dusseldorfit, pasi që është i huazuar aty nga Lazio për gjashtë muaj, nga janari i këtij viti deri në qershor.

Përveç disa videove të ushtrimeve që i ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram gjatë ditëve të fundit, ai gjithashtu i pyeti sot ndjekësit e tij se a duhet t’i presë flokët dhe në fund e tregoi rezultatin.

Trajnerët e klubeve evropiane u kanë kërkuar lojtarëve të tyre që të stërviten vetë në shtëpitë e tyre gjatë kësaj kohe sa aktivitetet sportive janë të pezulluara, në mënyrë që të jenë gati për rinisjen e sezonit kur të përmirësohet situata. 

(Kosova Sot Online)