“Man United duhet të luajë me Pogbën dhe Brunon”

  • 28 March 2020 - 08:58
“Man United duhet të luajë me Pogbën dhe Brunon”

Ish futbollisti i Manchester United, Jonathan Greening, mendon se “Djajtë e Kuq” do të krijonin një mesfushë fantastike me Paul Pogbën dhe Bruno Fernandesin.

Pogba vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga “Old Trafford”, por Greening thotë se bashkë me Brunon, do të bënin një dyshe fantastike.

Bruno u ble në afatin kalimtar të janarit dhe për një kohë të shkurtër, ka arritur të bëjë diferencën në ekipin e Ole Gunnar Solskjaer.

“Ata duhet të zgjedhin situatën e Paul Pogbës, ai është lojtar shumë i mirë dhe kur është në më të mirën e tij s’ka të ndalur”, tha Greening.

“Do të doja ta shikoja duke luajtur me Bruno Fernandesin, që do ta linte në stol Scott McTominay ose Fredin. Lërini këta dy të luajnë së bashku, ata do t’ia kalojnë së bashku shumë mirë”.

(Kosova Sot Online )