Shefi i Bundesligës: Afati kalimtar i verës do të dështojë plotësisht

  • 08 prill 2020 - 18:19
Shefi i Bundesligës: Afati kalimtar i verës do të dështojë plotësisht

Shefi ekzekutiv i Bundesligës, Christian Seifert, ka parashikuar se afati kalimtar i futbollistëve i kësaj vere do të dështojë plotësisht, për shkak të pandemisë koronavirus.

Liga elitare gjermane dhe futbolli në përgjithësi në gjithë botën është pezulluar që nga fillimi i muajit mars, për shkak të virusit, por Bundesliga synon ta rikthehet në fillim të majit, duke qenë se Gjermania po tregon seç herë e më shumë sukses në luftimin e Covid-19 krahasuar me vendet e tjera evropiane.

Të gjitha klubet e Bundesligës dhe Bundesligës 2 u rikthyen në stërvitje këtë javë.

Liga elitare dhe ajo dytësore në Gjermani janë duke punuar për t’u kthyer në fushë dhe për të luajtur në stadiume pa tifozë, në mënyrë që t’i zhvillojnë nëntë xhirot e mbetura deri në fund të qershorit.

“Ne jemi pjesë e kulturës në vend, njerëzit këtu mezi presin t’i kthehen jetës normale dhe kjo nënkupton se Bundesliga mund të rinisë”, tha Seifert për New York Times.

Duke e parë krizën financiare që koronavirusi ua ka shkaktuar klubeve nëpër gjithë Evropën, Seifert beson se kjo nënkupton se klubet nuk do të jenë në gjendje të shpenzojnë dhe si pasojë afati kalimtar i verës nuk do të ekzistojë fare.

“Për t’i rënë shkurt, them se afati kalimtar këtë verë nuk do të ekzistojë, do të dështojë plotësisht”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)